Këngëtari i njohur, Frederik Ndoci, i ftuar në një intervistë televizive ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e tij private dhe artistike. Mes të tjerash ai ka bërë me dije se këngëtarja Parashqevi Simaku, kishte simpatizantë në Komitetin Qendror.
Ai tregon se ata të kërkonin edhe favorizimin e saj nga Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Marash Hajati. Shkodrani ka folur pa doreza dhe hapur për diçka të tillë.
I pyetur në lidhje me përmendjen e emrit të Hajatit në lidhje me këngëtaren, Ndoci ka sqaruar se ka thënë që ishte favorite e tij jo duke nënkuptuar diçka mes të dyve, por se porositë në lidhje me këngëtaren vinin nga Komiteti Qendror, transmeton ‘revista ai’.
“Parashevi Simaku ishte favorite e dikujt në Komitetin Qendror. Me një telefonatë, atij (Marash Hajatit) i kërkohej ta kishin kujdes zonjën sepse këndonte mirë.
Ai nuk i ikte dot edhe këtij fenomeni, por ka qenë edhe vetë simpatizant i saj. Sepse ka investuar edhe 2-3 koncerte të mëdha për të.
Ishim të tërë artistë të mirë Irma Libohova, Myfarete Laze, por investimi që u bë për recitalin e Simakut ishte një investim shumë i madh i të ardhurave nga televizioni dhe doli gjë shumë e bukur.
Por për shembull për atë që u bë për Irma Libohovën, ishte shumë më pak investimi për Irmën. Pavarësisht se Irma është shumë e aftë”, është shprehur këngëtari.
Lexo edhe: