Historike: “Zgjoi” futet në listën e ngushtë për “Oscar”

Zgjoi

“Zgjoi” hyri në mesin e 15 filmave të përzgjedhur për kategorinë e filmave ndërkombëtar, apo thënë ndryshe “Zgjoi” është pjesë e listës së ngushtë për të kaluar tutje drejt çmimeve “Oscar”.

Më 8 shkurt bëhen të ditur 5 filmat e nominuar në këtë kategori, derisa më 27 mars do të mbahet ceremonia kryesore.

“Zgjoi” është një dramë e zjarrtë e bazuar në historinë e vërtetë të Fahrijes, e cila, si shumë nga të vejat në fshatin e saj patriarkal në Kosovë, duhet të gjejë një mënyrë për të siguruar familjen e tyre.

Në sfondin e trazirave civile të Evropës Lindore dhe mizogjinisë së vazhdueshme, Fahrije dhe gratë e fshatit të saj bashkohen në një luftë për të gjetur shpresë përballë një të ardhmeje të pasigurt, transmeton ‘epokaere’.

“Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, ka fituar edhe dy çmime në edicionin e sivjetmë të Festivalit “Arcs Film Festival”.

Së fundmi, regjisorja Blerta Basholli ka bërë të ditur se filmi i saj është përfshirë në “Filmat më të mirë të vitit 2021, sipas kritikëve të radios “WBUR”, e cila është e vendosur në Boston, Massachusetts, në pronësi të Universitetit të Bostonit.

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

JA KUSH DO TË MUNDOHET TA DËRGOJË “ZGJOIN” DREJT NOMINIMIT PËR OSCAR

Elisabeth Moss dhe Lindsey McManus do ta përkrahin filmin “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit që është edhe producentë ekzekutive e filmit. Partnerët e “The Love & Squalor Pictures” do të synojnë që ta shtyjnë drejt nominimit për Oscar filmin kosovar. Ata tashmë janë bërë edhe producente të filmit  

“Zgjoi” është një histori e vërtetë e Fahrijes (Yllka Gashi), e cila jeton bashkë me disa gra të tjera në një fshat patriarkal.

Ajo jeton me shpresë të zbehur dhe në zi pasi që burri i saj është zhdukur gjatë luftës së Kosovës në fund të viteve 90-ta.

Në mënyrë që të sigurojë mbijetesë për familjet e ndryshme, ajo bashkë me disa gra të tjera bashkohen për të filluar një biznes që shet ajvar, ushqim tradicional që prodhohet nga specat dhe patëllgjanët dhe së bashku ato gjejnë shërim dhe…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult