Poezi nga Frederik Rreshpja
Në asnjë dorë të botës nuk më zë gjumi
Isha mësuar me kokën në duar e tua.
E ke ditur që kam diçka nga deti
Breg më breg dhe gjumi s’më zë…
Ah, isha mësuar me kokën në duart e tua
Tani dhe brigjet më gjumi s’i zë.
*Titulli i origjinalit:”Përgjithmonë“
ObserverKult
——————–
Lexo edhe:
FREDERIK RRESHPJA: KUR ISHIM TË VEGJËL…
Lexo edhe:
FREDERIK RRESHPJA: VJOLLCË E VOGËL, O SHPIRT!
Çeli vjollcë e vogël mbi gurishte
Si një ylber mbi planete të panjohur.
Kështu kam ëndërruar edhe unë dikur
Të bëhem ylber mbi akuafortën e kohës vizatuar egër,
Por tërë ato që thashë
U tretën në kujtesën e palexueshme të ajrit.
Më me fat janë perënditë
Që kthehen te toka të skalitur.
Ti s’ke për t’u skalitur kurrë,
E veç ndoshta në kujtesën e palexueshme të ajrit.
Ky qe fati yt prej ylberi
Me një kryq shiu te koka
Por fati sundon tërë popujt e zotave
Të shumtë si rëra,
Vjollcë e vogël, o shpirt!
ObserverKult
PSE POETI FREDERIK RRESHPJA KËRKONTE QË NË VEND T’ARKIVOLIT TA FUTNIN NË NJË KUTI…