Frederik Rreshpja: Vjollcë e vogël, o shpirt!

Çeli vjollcë e vogël mbi gurishte
Si një ylber mbi planete të panjohur.

Kështu kam ëndërruar edhe unë dikur
Të bëhem ylber mbi akuafortën e kohës vizatuar egër,
Por tërë ato që thashë
U tretën në kujtesën e palexueshme të ajrit.

Më me fat janë perënditë
Që kthehen te toka të skalitur.

Ti s’ke për t’u skalitur kurrë,
E veç ndoshta në kujtesën e palexueshme të ajrit.

Ky qe fati yt prej ylberi
Me një kryq shiu te koka
Por fati sundon tërë popujt e zotave
Të shumtë si rëra,
Vjollcë e vogël, o shpirt!

ObserverKult

Më shumë nga i njëjti autor:

FREDERIK RRESHPJA: KU ISHE TI?

Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?
Në ç’hënë barisnje vallë?

Ku ishe ti kur vizatova profilin tënd
Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?…
Kliko KETU për poezinë e plotë

FREDERIK RRESHPJA: TËMIR U PAFSHIM, KOSOVË! NE MBETËM PA ATDHE!

Tëmir u pafshim, Kosovë! Ne mbetëm pa atdhe!
Si era e madhe, si zogjtë shtegtarë.
Endemi kaltërsive,
Mes ujrave të huaja, pa shtëpi, pa shpresë, pa cak.
(E, megjithatë, na thonë që vemi ndër shtëpitë tona!)

Heu! Po atje s’na pret askush. Nuk kemi
As të gjallë, as të vdekur atje,
Tëmir u pafshim Kosovë! Ne mbetëm pa atdhe?

Rrotullohen valët e detit. Pulëbardhat e vonuara
Si ëndrra të huaja, zbresin mbi direkë
Hesht nata e Mesdheut.
O, po ku do të sosemi ne të mjerët pa atdhe?

Kliko KETU për poezinë e plotë

Dhe ciklin poetik MË ZGJOJNË SHKREPËTIMAT E ËNDRRAVE, të botuar në 80 vjetorin e lindjes së poetit në Revistën Agmia, të shkëputura nga libri me poezi të zgjedhura të Frederik Rreshpjës, “ERA PËRKUND PIKËLLIMIN E LULEVE”, edituar nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, 2019 , mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm .

Kliko KETU