Poezi nga Frederik Rreshpja
Dal e të pres në breg të një qielli
Dal e të pres buzë një reje.
Vështroj si rrëzohen shirat, ylberet, yjet.
Zbrit! E di që je diku pas një mjegulle.
Venë e vinë avionët e botës,
Po ti në ç’shira je fshehur vallë?
A e ke parë dhembjen time
Si ngjitej me ulurimë nëpër qiej?
O! Si demonë i vetmuar
Tërë shirat e botës i kërkova për ty.
*Titulli i origjinalit: Aerodrom
ObserverKult
Lexo edhe:
FREDERIK RRESHPJA: KA SHUMË KOHË QË JAM LARG TEJE…