Frederik Rreshpja: Ka shumë kohë që jam larg teje…

frederik rreshpja poezi per nenen

Poezi nga Frederik Rreshpja

Ka shumë kohë që jam larg teje.
Besomë, shumë kohë s’kam patur asnjë të diel.
E diela ime ishe ti.

Nuk të premtoj ndonjë gjë të madhe;
Gjërat e mëdha i kemi konsumuar,
kur prisja agimet në gjoksin tënd.

Kthehu! Nuk të premtoj dashuri.
Me dashuri kemi tërbuar tërë botën.
Thjesht, kam mall për ty.

Por, e dashur, ç’je hënëzuat kështu?
Ah! Sa të bukur jemi, druaj do na zërë magjia.

ObserverKult


Lexo edhe:

PSE POETI FREDERIK RRESHPJA KËRKONTE QË NË VEND T’ARKIVOLIT TA FUTNIN NË NJË KUTI LODRASH PËR FËMIJË

Frederik Rreshpja (1940 – 2006), ishte poet, eseist, publicist dhe botues. Më 1975 vepra e tij hiqet nga qarkullimi, arrestohet dhe dënohet me 4 vjet.

Ridënohet disa herë dhe në fund del nga burgu në Sarandë. Nga viti 1992 shpërngulet nga Shkodra në Tiranë. Themeloi dhe menaxhoi shtypshkronjën dhe Shtëpinë botuese “Europa” dhe ishte drejtor i revistës kulturore-letrare me po të njëjtin emër.

Pas vitit 2000 jeta e tij ndryshoi rrënjësisht. Rreshpja përjetoi një varfëri të skajshme. Vdiq më 17 shkurt të 2006.

ObserverKult ju sjell një fragment nga libri i Petrit Palushit “Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë” ku paraqiten kujtime tronditëse, dramatike e poetike për dy ditët e poetit Frederik Rreshpja, në Kukës, disa muaj para se ai të ndahej nga jeta

Tekstin e plotë e gjeni KËTU