Donika Dabishevci: Lunatike

gjuetarët çika jem donika dabishevci lufte mos u dorëzo

Poezi nga Donika Dabishevci

I keq, ti…

Na u kanë kryqëzu udhët!

Ti s’mundesh me pshtu prej mallkimit tem
e as unë prej dëshirës tande
me kenë pré e përzgjedhun,
pre e shenjume.

Lunatike (sa e pagjetun)!

Po ti m’ban krejt t’egër
at’ gjuhë m’ban me ta kafshu deri n’shpirt,
e shpirtin me ta shkërmoqë,
rranxën e qafës me ta bre deri në t’sosun,
krahët me t’i kryqëzu,
trupit dhamb me t’damkosë,
me t’ça shumë copësh,
e me i pulitë qepallat
tuj t’pi gjak e musht.

Sytë e kuq
me m’ndri,
me m’shkrepti,
se jam vetë dreqi,
e keqja për ty.

*Titulli i origjinalit: Lunatike

ObserverKult

Lexo edhe:


KRYQZUEME PARA TIJ, POEZI NGA DONIKA DABISHEVCI