Poezi nga Frederik Rreshpja
Bie një gjethe tërë vjeshtë,
A një dridhje muzgu;
Bie alarmi i shirave, rrëzohen udhët e zogjve,
Dhe hëna projekton profilin tim në xham.
Kështu do të iki, vizatuar nga hëna.
Do desha të shkoja në hënë,
Për të kujtuar pikëllimet e rinisë.
Nga larg me mall, do vështroj Tokën,
Shtëpinë ku u deshëm dhe u grindëm përjetësisht.
Po, zemra ime, hëna nuk ekziston,
Që ditën që u shfaqe ti.
*Titulli i origjinalit: “Hënë s’ka”
ObserverKult
———–
Lexo edhe:
PSE POETI FREDERIK RRESHPJA KËRKONTE QË NË VEND T’ARKIVOLIT TA FUTNIN NË NJË KUTI LODRASH PËR FËMIJË
Frederik Rreshpja (1940 – 2006), ishte poet, eseist, publicist dhe botues. Më 1975 vepra e tij hiqet nga qarkullimi, arrestohet dhe dënohet me 4 vjet.
Ridënohet disa herë dhe në fund del nga burgu në Sarandë. Nga viti 1992 shpërngulet nga Shkodra në Tiranë. Themeloi dhe menaxhoi shtypshkronjën dhe Shtëpinë botuese “Europa” dhe ishte drejtor i revistës kulturore-letrare me po të njëjtin emër.
Pas vitit 2000 jeta e tij ndryshoi rrënjësisht. Rreshpja përjetoi një varfëri të skajshme. Vdiq më 17 shkurt të 2006.
ObserverKult ju sjell një fragment nga libri i Petrit Palushit “Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë” ku paraqiten kujtime tronditëse, dramatike e poetike për dy ditët e poetit Frederik Rreshpja, në Kukës, disa muaj para se ai të ndahej nga jeta…
Tekstin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU