Frederik Rreshpja: Rozafa e flijuar

ishim frederik rreshpja

Ule nga supet këtë qytet, mëmëzo!
Kështu lutej foshnja tek floknaja e gurit.

Tutje pas mjegullës perënditë ilire
Dëgjonin ankthin e gurit: Imzot
Si më këmbeve me një qytet
Ti që s’më këmbeje as me zotat?

O Medaur, bekoje këtë qytet që lindi nga një grua
Tani që ra hëna e syve të mi!