Jam këtu Inezilda, poezi nga Pushkini

inezilda poezi nga pushkini

Aleksandër Pushkin: Inezilda

Jam këtu Inezilda
Pranë dritares ku fle ti
E mbuluar është Sevilia
Në mjegull e qiej gri!

Mbështjellë në pelerinë
S’pyes vdekje as perëndi
Me shpatë e mandolinë
Poshtë dritares ku fle ti.

Ti fle, kitara qan
Të zgjon me serenatë
Për plakun këtu pran’
Ç’më duhet mua shpatë?

Konop mëndafshi kam hedhur
Tek parmaku yt i vjetër
Pse s’flet por rri e heshtur
Mos pret një bandill tjetër?

Jam këtu Inezilda
poshtë dritares ku fle ti
Mbuluar është Sevilja
Në mjegull e qiej gri!

Përktheu: Servet Bytyçi

Lexo edhe:

PUSHKIN: KUSH DESHTI NJË HERË, S’DIGJET MË SËRISH…