Poezi nga Frederik Rreshpja
Eja me mua në kopsht,
Tani që dimri iku dhe tërë dëborat kanë rënë!
Nga drurët zbresin ca statuja ajri
Dhe çelin sytë e luleve që flenë.
Por tani që nëna nuk është
Hapen dyert e hijeve dhe dalin perënditë ilire,
Me turinjt e prerë nga mjegullat e lashta
E trëndafilat janë mbyllur në pikëllimin e vet.
Eja të dalim në kopsht
Por nëna nuk është më.
*Titulli i origjinalit: “Kjo pranverë”
ObserverKult
—————————-
Lexo edhe:
PSE POETI FREDERIK RRESHPJA KËRKONTE QË NË VEND T’ARKIVOLIT TA FUTNIN NË NJË KUTI LODRASH PËR FËMIJË
Frederik Rreshpja (1940 – 2006), ishte poet, eseist, publicist dhe botues. Më 1975 vepra e tij hiqet nga qarkullimi, arrestohet dhe dënohet me 4 vjet.
Ridënohet disa herë dhe në fund del nga burgu në Sarandë. Nga viti 1992 shpërngulet nga Shkodra në Tiranë. Themeloi dhe menaxhoi shtypshkronjën dhe Shtëpinë botuese “Europa” dhe ishte drejtor i revistës kulturore-letrare me po të njëjtin emër.
Pas vitit 2000 jeta e tij ndryshoi rrënjësisht. Rreshpja përjetoi një varfëri të skajshme. Vdiq më 17 shkurt të 2006.
ObserverKult ju sjell një fragment nga libri i Petrit Palushit “Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë” ku paraqiten kujtime tronditëse, dramatike e poetike për dy ditët e poetit Frederik Rreshpja, në Kukës, disa muaj para se ai të ndahej nga jeta…
Prej aty, bisedën e zhvendosi te Prizreni.
-Më mbeti merak që s’e pashë Prizrenin, – shtoi.
– Kur shkova me autobus, kaluam nëpër Prizren, por shoferi s’e ndaloi autobusin. Edhe kur u ktheva s’pata mundësi ta shoh. Por Kuteli ka qenë në Prizren… Atëherë ishte luftë, kurse unë nuk munda ta shoh as në paqe…
-Do ikim nesër në Prizren, – i thashë…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU