Frederik Rreshpja: Vdekja e Lorës

ishim frederik rreshpja poezi per nenen

Poezi nga Frederik Rreshpja

Rri në muzg sikur të janë rrëzuar kohërat përsipër, gati për përjetësi.
Nuk më flet. I ke premtuar vdekjes, e kuptoj.
Por ti në këtë botë erdhe për mua, jo për qiejt.
Kemi qenë përherë bashkë, që të rinj, dhe tani më le!
Mua më trishtojnë stinët. Ti e ke ditur,
dhe me botën më ndan një udhë me kilometra vetmi.
Kemi thënë gjëra që s’kanë për t’u kuptuar kurrë.
Kemi ecur në tërë shekujt, para piramidave.
Emrat tanë kanë qenë gdhendur
edhe kur nuk kishim shkëmbinj.
Por këto s’kanë për t’u përsëritur më kurrë. Si ungjijtë.
Te dy kemi qenë gjithmonë të bukur, por ti tani,
je akoma me e bukur, kështu, me pak vdekje në sy.

ObserverKult

Kliko edhe:

NJË NGA PARODISTËT E VLORËS NË GJENDJE TË RËNDË, NEVOJITET NDËRHYRJE URGJENTE