Freud: Nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes, sa kur dashurojmë

Zigmund Frojd

ObserverKult ua sjell disa thënie te Sigmund Freud:

Koha është ena që peshon më shumë kur është bosh.

Të gjithë njerëzit e mëdhenj ruajnë në vetvete diçka fëmijërore.

Për t’u edukuar nuk mjafton arsimi.

Treguesi i parë i idiotësisë, është mungesa e plotë e turpit.

Humori është mekanizmi më i mirë i mbrojtjes.

Para se t’ia ngjeshësh vetes diagnozën e depresionit apo të vetëvlerësimit të paktë, shiko se mos je i rrethuar nga idiotë.

Me shaka mund të thuhet çdo gjë, edhe e vërteta.

Nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes, sa kur dashurojmë./ ObserverKult

LEXO EDHE: Dua që djemtë e mi të mësojnë t’i kuptojnë emocionet e njerëzve, pasiguritë dhe shqetësimet e tyre…