ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm
Ata që ankohen më shumë, janë ata që vuajnë më pak./ Publio Cornelio Tacito
Të vuash në mungesë të dikujt që dashuron është një e mirë, krahasuar me të jetuarit me dikë që urren./ Jean De la Bruyére
Vuajtja është i vetmi mjet i vlefshëm për të prishur gjumin e shpirtit./ Saul Bellow
Mund të jenë të këqij vetëm njerëzit që nuk e kanë provuar dhimbjen, sepse kush e ka provuar, nuk mund të dojë që dikush tjetër të vuajë./ Carlo Cassola
Shpirtrat e mëdhenj dinë të vuajnë në heshtje./ Friedrich Schiller
Kush nuk ka vuajtur kurrë, as të ngushëllojë nuk di./ Dag Hammarskjold
Njeriu që ka frikë të vuajë, tashmë e vuan frikën e tij./ Michel de Montaigne
Njeriu ka lindur për të vuajtur, dhe ia del më së miri./ Roberto Gervaso
Ka shumë vuajtje që i japin forcë shpirtit./ Joseph Joubert
Më shumë se prej shtypjes, vuaj prej heshtjes së botës./ Martin Luther King
———————————————————————————–
LEXO EDHE: Vetmia është e këndshme, por secili ka nevojë për dikë që t’ia thotë këtë gjë
Në vazhdim mund t’i lexoni disa thënie të Honore de Balzaku:
“Është e thjeshtë të ulesh dhe të presësh lajme. Vështirësia qëndron tek fakti se duhet të çohësh dhe të realizosh veprime”.
“Një ditë ke për të kuptuar se ka më shumë vlerë lumturia e dikujt tjetër, sesa lumturia jote”.
“Një bashkëshort i mirë nuk bie asnjëherë të fle i pari në darkë dhe as zgjohet i fundit në mëngjes”.
“Dashuria është një lojë, ku gjithmonë do të jetë dikush që do të mashtrojë”.
“Vetmia është e këndshme, por secili ka nevojë për dikë që t’ia thotë këtë gjë”.
“Gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna”.
“Është absurde të mendosh se si dikush nuk mund ta dojë një femër përgjatë gjithë jetës. Është njësoj si të mendosh se një artist i mirë ka nevojë për disa violina që të ekzekutojë një melodi”.