Vetmia është e këndshme, por secili ka nevojë për dikë që t’ia thotë këtë gjë

Foto ilustrim

ObserverKult ju sjell disa thënie nga Honore de Balzaku:

“Është e thjeshtë të ulesh dhe të presësh lajme. Vështirësia qëndron tek fakti se duhet të çohësh dhe të realizosh veprime”.

“Një ditë ke për të kuptuar se ka më shumë vlerë lumturia e dikujt tjetër, sesa lumturia jote”.

“Një bashkëshort i mirë nuk bie asnjëherë të fle i pari në darkë dhe as zgjohet i fundit në mëngjes”.

“Dashuria është një lojë, ku gjithmonë do të jetë dikush që do të mashtrojë”.

“Vetmia është e këndshme, por secili ka nevojë për dikë që t’ia thotë këtë gjë”.

“Gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna”.

“Është absurde të mendosh se si dikush nuk mund ta dojë një femër përgjatë gjithë jetës. Është njësoj si të mendosh se një artist i mirë ka nevojë për disa violina që të ekzekutojë një melodi”./ ObserverKult

LEXO EDHE: Honore de Balzak, shkrimtari që vazhdon të na magjeps

Më 20 maj 1799 do të lindte në Tours, një nga mendjet më të ndritura të botës së letrave. Në vitet 1820, kur Honoré de Balzak vendosi të bëhej shkrimtar, në Francë romani ishte ende një zhanër i parëndësishëm letrar.

Ashtu si Volteri, francezët e shkolluar preferuan poezinë dhe tragjeditë e mëdha, ku virtyti, e vërteta, entuziazmi dhe shpresa, marshonin solemnisht nëpër faqe. Si rezultat, romancierët bashkëkohorë francezë thuajse turpëroheshin për prozën e tyre. Shumë botuan me pseudonime: burrat, sepse toni i tyre kishte tendencë të lehtë, shkollor dhe shumë antiklerikal; gratë, sepse e dinin që do pasoheshin nga mosmarrëveshje, do shiheshin shtrembër nëse shkruanin haptas për botim.

Viktor Hygoi e konsideroi Balzakun si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 19-të, çka do ta shprehte me forcë dhe fuqimisht në elozhet e fjalimit të varrimit: “Të gjithë librat e tij formojnë vetëm një libër, një libër të gjallë, me shkëlqim”.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU