Në vazhdim gjeni disa thënie proverbiale të Erich Fromm it:
• Nuk është i pasur ai që ka shumë, por është i pasur ai që jep shumë.
• Nuk mund të bësh mirë ndaj botës, pa e lënë veten shpesh herë keq.
• Vetëm ai që ka besim te vetja është i zoti të jetë besnik ndaj të tjerëve.
• Egoistët janë të pazotë t’i dashurojnë të tjerët, por nuk janë të zotë ta duan as veten.
• Aftësia për të qenë enigmatik është premisa e të gjitha krijimeve, qoftë në art apo shkencë.
• Rreziku i së shkuarës ishte që njerëzit bëheshin skllevër. Rreziku i së ardhmes është që njerëzit mund të bëhen robotë.
• Prirjet më të bukura dhe ato më të shëmtuarat e njeriut nuk janë pjesë e një natyre njerëzore të dhënë biologjike, por rezultat i procesit social që e krijon njeriun.
• Marrëdhënia nënë-fëmijë është paradoksale dhe, në një mënyrë, tragjike. Ajo kërkon dashurinë më të thellë nga ana e nënës, e prapë kjo dashuri e vërtetë mund të ndihmojë që të largohet nga nëna dhe të bëhet plotësisht i pavarur.
• Të vetmit të pasur të vërtetë janë ata që nuk duan të kenë më shumë.
• Njeriu i zakonshëm me pushtet të jashtëzakonshëm është rreziku kryesor për njerëzimin – jo i ligu dhe sadisti.
• Qëllimi psikik të cilin një njeri mund ta përmbushë ndaj vetes nuk është për t’u ndjerë i sigurt, por që të jetë i aftë për ta toleruar pasigurinë.
• Kërkimi i qartësisë bllokon kërkimin e kuptimit. Paqartësia është kushti i vërtetë që e ndalë njeriun të shpalosë fuqitë e tij.
• Revolucionari i suksesshëm është një burrështetas, i pasuksesshmi një kriminel.
• Nuk ka liri të vërtetë pa lirinë e dështimit.
• Ne të gjithë ëndërrojmë; ne nuk i kuptojmë ëndrrat tona, e prapë veprojmë sikur asgjë e çuditshme nuk ndodh në mendjet tona të fjetura, të çuditshme të paktën në krahasim me gjërat logjike, të qëllimshme të mendjeve tona, kur ato janë zgjuar.
• Ne jetojmë në një botë sendesh, dhe e vetmja lidhja jonë me to është të dimë si t’i manipulojmë apo konsumojmë ato.
• Ajo që shumëkush në kulturën tonë kupton me të qenët i adhurueshëm është në thelb një përzierje midis të qenit popullor dhe të qenit tundues.
• Pse duhet të ndihet shoqëria përgjegjëse vetëm për edukimin e fëmijëve dhe jo për edukimin e të gjithë të rriturve të të gjitha moshave?
Observerkult
Lexo edhe: