ObserverKult ju sjell disa thënie për besnikërinë nga autorë të ndryshëm:
Të rinjtë duan të jenë besnikë, por nuk janë. Të moshuarit duan të tradhtojnë, por nuk munden./Oscar Wilde
Vetëm kush ka besim në vetvete mund t’u qëndrojë besnik të tjerëve./ Erich Fromm
Miqësia është besnike në gjithçka, përveçse në ndere dhe në çështje dashurie./ William Shakespeare
Vetëm duke ëndërruar dhe duke u qëndruar besnik ëndrrave do të arrijmë të jemi më të mirë, e nëse ne do të jemi më të mirë, bota do të jetë më e mirë./ Luis Sepùlveda
Çiftet besnike nuk e dinë çfarë humbasin./ Roberto Gervaso
Ata që për vete nuk janë besnikë, kanë vështirësi të falin një pabesi ./ Jean Josipovici
Vetëm besnikëria i lidh miqtë./ Maria Grengg
Rriju besnik mendimeve të tua, por lejojuani edhe të tjerëve këtë liri./ Ramakrishna
ObserverKult