“Gabimi i një doktori varroset në tokë, i një arkitekti bie në tokë, i një mësuesi ecën nëpër tokë”

Dritëro Agolli

Dritëro Agolli përvec si poet e prozator është i njohur edhe për aforizma. Nisëm me një thënie aq të njohur : Gabimi…. Në vazhdim do t’i paraqesim edhe disa prej tyre:

“Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet”.

“Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë”.

“Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin”.

gabimi

“Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti”.

“Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit”.

“Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë”.

“Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti”.

ObserverKult

——————————–

Lexo edhe:

GRUA, JA GABIMI MË I MADH QË MUND TË BËSH…

Nga Michael Reid

E dashur grua,
ndonjëherë do të të ndodhë të jesh tepër grua,
tepër e zgjuar, tepër e bukur, tepër e fortë,
përherë tepër diçka.
Kjo e bën një burrë të ndjehet më pak burrë
dhe ti do fillosh të ndjesh nevojën të jesh më pak grua.

Lexo të plotë KETU

ObserverKult