Gabriel Garcia Márquez: Ndodhë që përkdhelë jetën e dikujt…

Gabriel Garsia Markez Marques markez

Ndodhë që përkdhelë jetën e dikujt,
bjen në dashni,
dhe vendosë se gjaja ma e randësishme
asht
me e prekë,
me e jetu,
me bashkëjetu melankolitë e shqetësimet,
me mbërritë me u njohë në shikimin e tjetrit,
me ndje që nuk mundesh ma
me jetu pa atë.
E ç’randësi ka nëse për me e pasë
gjithë këtë gja
duhet me pritë pesëdhjetë e tre vite
shtatë muej e njëmbëdhjetë
ditë e netë së bashku.


Përshtati në shqip: Arjola Zadrima

ObserverKult


LEXO EDHE: Gabriel Garcia Márquez: MOS U MUNDO KOT, GJËRAT MË TË MIRA NDODHIN KUR MË PAK I PRET…

ObserverKult ua sjell disa nga thënie të Gabriel Garcia Márquez:

Ndoshta Zoti do që t’i të takosh disa njerëz të gabuar përpara se të takosh të duhurin, kështu që t’i jesh mirënjohës.

Mos u mundo kot! Gjërat më të mira ndodhin kur më pak i pret.

Gjuhët e huaja të duhen vetëm kur shet, se kur shkon të blesh të gjithë të marrin vesh si ç’ke me të.

Të gjitha qeniet njerëzore kanë tri jetë: publike, private dhe sekrete.

Mënyra më e keqe për të ndier mungesën e dikujt është t’i jesh ulur pranë e të dish se nuk do ta kesh kurrë.

Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta na jep prapë mundësinë t’i bëjmë gjërat si duhet.

Asnjë ilaç nuk e shëron sëmundjen që nuk e shëron lumturia.

Do të ketë gjithmonë njerëz që të kritikojnë, e vetmja gjë për të bërë është e vazhdosh të kesh besim, duke bërë kujdes se kujt i jep besim dy herë.

ObserverKult