Viola Isufaj: Mik i shtrenjtë, armik për mord…

Po ajo erë që ish atë verë
Kur qeshja jonë e qeshte dhenë
U zbehën okrat, u zhdukën orlat…

Përse mënoje, kur aq më doje?
Ne ishim rritur, veç shumë të mitur

Mik i shtrenjtë, armik për mord,
Engjëlli im në amëshim

Unë- skilla jote, shkallmuesja jote
Gjysmë harpi-gjysmë hyjni.