“Fshihmë” poezi nga Gabriela Mistral
“Fshihmë, që bota mos të më gjejë dot.
Fshihmë, porsi trungu e ndryn rrëshirën e tij,
e unë të ta fal aromën time në hije, si pikëlat
e rrëshirës së pishës, të ta zbus lëkurën tënde kështu,
e askush tjetër mos ta dijë arsyen
e ëmbëlsisë tënde…
Pa ty jam e shëmtuar, njëlloj si gjërat që çrrënjosen
nga vendi i tyre; si rrënjët e djerra përtokë.
Përse vallë nuk jam dot e vogël fare
si bajamet e ndryra në bërthamën e tyre?
Gjerbmë! Shndërromë në bulëz të gjakut tënd,
e pastaj do të kacavirrem gjer në mollëzën e faqes tënde,
ku do të pikasem si njolla e kuqe flakë në gjethet e rrushit të hardhisë.
Kthema frymëmarrjen tënde, e do të luhatem lart e poshtë
kraharorit tënd, do të rrënjosem në zemrën tënde,
do të dal jashtë saj, e sërish do të të hyj në zemër.
Gjersa kjo lojë të zgjasë tërë jetën tonë”.
Përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri
ObserverKult
Lexo edhe:
GABRIELA MISTRAL: NUK DO TË KTHEHET AI MË KURRË NË JETË…
Dhe nuk do të rikthehet ai më kurrë në jetë? Nuk do rikthehet
Në netët e mbushura me yje drithërues, apo në dritën e dlirë
Të mëngjeseve virgjine, apo në pasditet e flijuara?
Kurrë nuk do rikthehet në skajin e ndonjë shtegu me gardh
Që rrethon fushën, apo pranë ndonjë
Shatërvani të bardhë fërgëllues nën hënë?
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult