Mahatma Gandhi ishte një avokat indian që e udhëhoqi vendin e tij drejt lirisë nga sundimi kolonial britanik në vitin 1947.
Gandi është më i famshëm për filozofinë e tij të jodhunës që ka frymëzuar liderët e të drejtave në mbarë botën.
Ai besoi në parimet e tij për shumë vite derisa vdiq. Luftoi për Indinë, duke besuar se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund urrejtjes dhe luftës është përmes paqes dhe dashurisë.
Për këtë arsye, Gandi është një hero i vërtetë për të gjithë për shkak të guximit të tij dhe asaj që bëri për pavarësinë e Indisë.
Në vazhdim po u sjellim disa nga thëniet më famshme të tij.
– Mosbesimi është një shenjë pafuqie.
– Jeta e jetuar vërtet vlen më shumë se sa librat.
– Lutja nuk ka nevojë për fjalë.
– Mospërdorimi i dhunës është forca më e madhe që mund të ketë njerëzimi.
– Nuk ka rrugë që të çon drejt lirisë: rruga është liria.
– Jeta i mund të gjitha artet të vëna bashkë.
– Xhelozia nuk ka nevojë për arsye.
– Janë gjërat e vogla që të lënë pa frymë.
– Njerëzit thonë se e duan shiun, por kur bie shi vrapojnë të hapin çadrat… Njerëzit thonë se e duan diellin, por kur ka diell kërkojnë hije… Njerëzit thonë se e duan erën, por kur fryn erë mbyllin dritaret… Prandaj unë vetëm buzëqesh teksa i dëgjoj të më thonë se më duan!
ObserverKult
Lexo edhe:
JETA ËSHTË SHUMË E SHKURTËR PËR TA HARGJUAR NË URRETJE NDAJ TË TJERËVE…