Teksti i këngës “Udhët e atdheut më thërrasin” kënguar nga Gaqo Çako
Udha më thërret shtigjeve të reja,
Vala e një lumi po më thotë eja
Toka jonë e bukur hapet valë, valë,
Zërat më urojnë: biro, ardhsh i bardhë
Qielli ësht’ i kthjellët si një sy fëmije,
Toka rrit për ne fjalë dashurie
Syri i udhëtarit, zog që s’di të ulet,
Pikë e djersës sonë, ra dhe u bë lule
Qielli ësht’ i kthjellët si një sy fëmije,
Toka rrit për ne fjalë dashurie
E ku ka më t’bukur se kjo tokë e artë,
Dielli nëpër pemë si fole e zjarrtë,
Moshën e rinisë ti jeton atdhe,
Ti je dashuria, zemra jon’ ti je
Toka jon’ e bukur hapet valë, valë,
Zërat më urojnë: biro ardhsh i bardhë
Toka ësht’ e lumtur kur ndjen hapa njerëzish,
Jeta kërkon këngën siç do zogu qiellin
Udhëtoj në fusha, udhëtoj në shkrepa,
Njerëzve që s’i njoh u them tungjatjeta
Mbushur plot me ritme ngjyra gjithashtu,
Dashurinë për jetën e përcjell tek ju
Udhëtoj në fusha, udhëtoj në shkrepa,
Njerëzve që s’i njoh u them tungjatjeta
Kënga u këndua në Edicionin e 20-të të Festivalit të RTSH-së, me tekst të Xhevahir Spahiut dhe muzikë të Limoz Dizdarit.
ObserverKult
Lexo edhe: