Veton Rexhbogaj është i riu që i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi konkuroi në “The Voice of Belgium” me dy këngë shqiptare, duke bërë që të kthehen të gjithë anëtarët e jurisë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Vetoni ka treguar detaje nga kjo eksperiencë. Sakaq, ka theksuar që është shumë i lumtur që e lejuan të këndojë në gjuhën shqipe.
Ai ka folur dhe për projektet e së ardhshme në gjuhën angleze dhe padyshim në shqip.
“…kam jetuar në Kosovë deri në 10 vjeçare. Për mua është e rëndësishme që i kam bërë krenarë shqiptarët.
Jam shumë i lumtur që kam kënduar këtë këngë se në fillim nuk kanë dashur sepse në Belgjikë askush nuk flet shqip. Trajnerit ia kam forcuar dashurinë për këtë këngë dhe jam shumë i lumtur që më lejuan.
Unë kam qenë në “The Voice” deri në fazën e netëve live, tani jam duke punuar për disa projekte të mia personale. Unë kam shumë dëshirë të bëjë këngë jo vetëm në frengjisht, por dhe në anglisht. Dua që të vijë në Shqipëri që të përmirësojë gjuhën shqipe më shumë”, u shpreh Vetoni./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
EMOCIONALE: SHQIPTARJA KONKURRON NË “THE VOICE AUSTRALIA”, RITA ORA E ZGJEDH DHE I FLET SHQIP… (VIDEO)
Dy shqiptare nga Kosova janë bërë bashkë në “The Voice” në Australi. Rita Ora si anëtare e jurisë, ndërsa Sihana Haxhnikaj si konkurrente e këtij edicioni.
16-vjeçarja, që garoi me këngën ‘Nothing Breaks Like a Heart’ të Miley Cyrus, tërhoqi jo vetëm vëmendjen e të gjithë publikut, i cili e duartrokiti gjatë gjithë kohës, por edhe të këngëtares me famë botërore Rita Ora. Artistja ishte e vetmja që shtypi butonin e kthimit, duke e bërë automatikisht Sihanën pjesë të skuadrës së saj.
Por në momentin që Rita mëson se Sihana është me origjinë nga Kosova, reagon e emocionuar.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult