Gazetari me deklaratë tronditëse për aktorin, Jamie Foxx: I verbër dhe i paralizuar…

Në mesin e prillit, Jamie Foxx pësoi një komplikim të rëndë në shëndet dhe u desh të shtrohej në spital.

Gjatë urgjencës së tij, ai u dërgua në një qendër të specializuar për t’u shëruar. Në orët e fundit, një mosmarrëveshje ka lindur për gjendjen e tij, me gazetarë që pretendojnë se ai ishte “i verbër dhe i paralizuar” dhe ia atribuonin këtë vaksinës kundër pandemisë.

Personi i ngarkuar për përhapjen e thashethemeve ishte A. J. Benza. Ky i fundit ka qenë gjithmonë i lidhur me aferat e Hollivudit dhe është në qendër të polemikave për shkak të miqësisë së tij me producentin Harvey Weinstein. Bëhet fjalë për producentin famëkeq të filmit i dënuar për abuzim seksual.

Siç pretendon gazetari, ylli i ‘Django Unchained’ nuk ka dashur të marrë vaksinën kundër pandemisë dhe këtë e ka bërë vetëm me insistimin e producentëve të filmit që po xhironte.

Polemikat rreth fjalëve të Benzës nuk mbarojnë me kaq, pasi përveçse përgënjeshtron versionin e dhënë nga Corinne, vajza e aktorit, ai pretendon edhe se Foxx-it i është bërë mpiksje gjaku në tru për shkak të vaksinës.

Sipas tij, dhe ndryshe nga sa u njoftua nga familja e Foxx, është gënjeshtër se aktori 55-vjeçar ka javë që është jashtë spitalit.

Këto pretendime kanë nxitur zemërimin e fansave të aktorit, të cilët po bëjnë thirrje në rrjetet sociale që Benza të paditet sapo Jamie Foxx të përfundojë shërimin e tij./gazetashqip

ObserverKult


Lexo edhe:

KANË NISUR LUTJET PËR TË: JAMIE FOXX ENDE NË SPITAL TRE JAVË PAS SËMUNDJES MISTERIOZE!

Gjendja e Jamie Foxx nuk ka ndryshuar pasi ylli u shtrua në spital. Gjendja e tij vazhdon të mbetet mister. Kjo pavarësisht postimit të bërë nga Instagrami i aktorit. Përmes këtij postimi falënderohen fansat e tij.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të aktorit.

Por tre javë pas shtrimit në spital për një “urgjencë mjekësore”, ai vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Familja po e mban sekret situatën. Por burime pranë aktorit kanë thënë që tashmë kanë nisur lutjet për të.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult