ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm për gënjeshtën:
Mos thuaj më gënjeshtra, dhe do të jetosh mirë e do të vdesësh i lumtur. – Charles Dickens
Duhet një njeri i mençur për të manovruar një gënjeshtër; për budallain është më mirë të tregohet i ndershëm. – Norman Douglas
Të gënjesh për nevojë është përherë e falshme, por ai që thotë të vërtetën pa qenë i detyruar, nuk meriton asnjë lloj mëshire. – Karl Kraus
Ekzistojnë disa gënjeshtra aq të turpshme, saqë shkaktojnë më shumë siklet kur dëgjohen sesa kur thuhen. – Jacques Deval
Në terma afatgjatë, një e vërtetë që na lëndon është më mirë se një gënjeshtër e volitshme. – Thomas Mann
Gënjehet vetëm ai që beson. – Giulio Cesare Croce
Joshim me gënjeshtra dhe presim që të na duan për atë që jemi. – Paul Geraldy
Gënjeshtra është e keqe edhe kur të gëzon, le më pastaj kur të lëndon. – Michele Colombo
Fotografia nuk di të gënjejë, por gënjeshtarët dinë të fotografojnë. – Lewis Hine
Një e vërtetë e thënë me qëlli djallëzor, mposht çdo gënjeshtër që mund të thuhet. – William Blake
Arti është gëjeshtra që na lejon të njohim të vërtetën- Pablo Picasso
Disa persona gënjejnë në atë mënyrë që s’mund të besosh as të kundërtën e asaj që thonë. – Franz Fischer
Nuk ka mëkat më të turpshëm se të gënjesh ata që besojnë në ty. – Melania Mazzucco
Gënjeshtra do të ishte e pakuptimë nëse ndokujt nuk do t’i dukej e rrezikshme e vërteta. – Carl Gustav Jung
Më mirë të humbësh me parime se të fitosh me gënjeshtra. – Arthur Calwell
Gënjeshtra zakonisht shkatërron miqësinë, kurse e vërteta dashurinë. – Miguel de Cervantes
ObserverKult
Lexo edhe: