Gerhard Pregapuca: Ja, edhe pak, zemra ime!

iden poezi nga gerhard pregapuva nese martohemi observerkult

Poezi nga Gerhard Pregapuca

Ja
Edhe pak
Bëj durim zemra ime
Mbrëmja do t’zbres
Gjumi qepallat e syve
Ka me t’i rëndu
E ke me qenë sërish me të
Deri në mëngjes
Ke me u përpëlit në krevat
Për mos me ju largu
E ke me i premtu se
Mbrëmja
Ka me ardh sërish
Me ëndrra plot
Dita s’ka qenë e shkruar
Për me qenë bashkë,
Po mos me u mërzit
Në ëndrra ke mundësinë
Me i dhanë ngjyra qiellit
E me u puth me të
Edhe atje ku njeriu
Nuk preku kurrë për fat

ObserverKult

Lexo edhe:

GERHARD PREGAPUCA: T’I JAPIM FUND NJË HERË E MIRË!