Gerhard Pregapuca: Vetja jeme e ndame n’dy!

iden poezi nga gerhard pregapuva nese martohemi observerkult

E para ash’ e egër!
E shpërfytyrueme n’tnemuna!
Dhe e nemuna s’po di ku me nal.
T’mallkon, t’shan, t’urren..

Tash e dyta!
Ajo ash’ e butë…
E butë veç për ty.
E butë si puhiza prej t’dashmit ty.

E dyta ash’ ma e egër se e para!
E dyta kafshon gjuhën që n’mendim..
E nuk nal. As kur gjak rrjedh prej gjuhe…
As kur dhimta n’shpirt l’çon piskamë.

(E m’myt në lot).

Po e lam nji varg ‘bosh’
T’vetëm si mue tash…
E dyta ash’ ma e fort se e para.
Ani pse e butë puhizë si dashnia jonë..
Dhe e dhimt’ si ndarja jonë…

ObserverKult


Lexo edhe:

GERHARD PREGAPUCA: U MËRZITA… DHE SHKOVA PA BËRË ZË…