Gerta Bandilli: Një mbrëmje ai e braktisi…

gerta bandilli

Poezi nga Gerta Bandilli

Të kanë treguar për një histori,
Një histori me yje dhe çmenduri,
Si në mbrëmje ai e puthi me mall
Në mëngjes ajo me dashuri.

Të kanë treguar si u ndanë ata
Ka qenë dimër e di me siguri
Në mëngjes ajo harroi ta puthte
Në mbrëmje në akull u kthye ai.

Të thanë si e kërkuan njëri-tjetrin,
Në skajet e botës pa cak,
Ai harroi të përdorte busullën
Ajo hartën se përdori aspak.

Të kanë treguar për një dashuri,
Një dashuri si çdo histori,
Si një mbrëmje ai e braktisi,
Në mëngjes atë s’e pa njeri.

ObserverKult


Lexo edhe:

“MAM, PSE U BË KURBAN NJË GRUA DHE JO NJË BURRË?”