Gëte: Lamtumirë
Lermja syrit lamtumirën,
që me gojë s’e them dot!
Lamtumira nuk durohet
dhe një burrë unë jam sot.
Në këtë orë të trishtuar
dashuria s’ëmbëlson;
është e ftohtë puthja jote,
dora jote s’më shtrengon.
Oh,dikur një puthje e fshehtë
ç’më dëfrente vetvetiu!
Ç’na gëzonin manushaqet
që në mars i mbledh njeriu!
Sot për ty s’po bëj kurorë,
s’këput trendafil të ri.
Pranvere është, Franciskë,
por për mua vjeshtë e shi.
(Përkthimi nga Fan S. Noli)
ObserverKult
——————————-
Lexo edhe:
PA LAMTUMIRË … POEZI NGA AGIM VINCA
Të ikësh nga kjo botë e lashtë
Të shkosh cok te rrënjët, bimët.
Kjo është një gjë kaq e thjeshtë
Siç është të ngrënët dhe të pirët.
Të ikësh shpejt, pa lamtumirë
Të fluturosh posi një zog.
Pa u drobitur, pa u vdirë
Për kurrgjësend në këtë botë.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult
Lexo edhe:
JIM MORRISON: LAMTUMIRË… TË KAM DASHUR
frikë nga vdekja në aeroplan
E ishte natë çfarë Nata
duhet të jetë
Vashëza, shishja dhe ëndrra e bekuar
Me vështirësi e kam mbjellë
Farën time në zemër
të kombit.
E kam injektuar bërthamën në damarin e gjakut shpirtëror.
Tash po e përqafoj poezinë
e biznesit dhe po bëhem – për
njëfarë kohe – “Princ i Industrisë”
Udhëheqës i lindur, poet,
Shaman, me
shpirt klouni.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult