Gëte: Burracakët kërcënojnë vetëm kur janë të sigurtë!

gëte lamtumirë

Disa thënie frymëzuese për jetën dhe suksesin nga Gëte:

Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda.

Idetë e guximshme janë si lëvizjet e shahistëve që mund të sjellin humbjen e lojës, por krijojnë rastin për të filluar një lojë të re, e cila mund të fitohet.

Dijet që kam unë mund t’i ketë çdo njeri, por zemra ime është vetëm e imja.

Sundoje atë! Bëje botën t’i shërbejë qëllimit tënd, por mos i shërbe asaj.

Të jesh brilant nuk ka asnjë vlerë, nëse ti nuk respekton asgjë.

Karakter, në gjërat e vogla apo të mëdha, do të thotë të marrësh përsipër ato gjëra që ti ndjehesh i zoti t’i bësh.

Një përgjigje korrekte është si një puthje e ëmbël.

Mos iu nënshtro shumë ndjenjave. Një zemër tepër e ndjeshme është një pasuri e palumtur në këtë tokë të lëkundur.

Burracakët kërcënojnë vetëm kur janë të sigurtë.

Njeriut të zgjuar i duket çdo gjë qesharake, njeriut të ndjeshëm i duket çdo gjë e rëndë.

Besoji vetvetes dhe do të dish të jetosh.

ObserverKult

Gëte

—————————————————

LEXO EDHE: KI BESIM NË DASHURI EDHE KUR TË BËN TË VUASH…

Dashuria është aty ku je i gatshëm të vuash./ Cesare Cremonini

Të dashurosh, në të gjitha rastet do të thotë të jesh i brishtë. Çfarëdo që të dashurosh, zemra jote do të thyhet patjetër./C. S. Lewis

Nëse dashuron, vuan, por në këmbim ke dashurinë. Nëse nuk dashuron, vuan njësoj e nuk ke asgjë në këmbim./Giulia Carcasi

Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në momentin e ndarjes./ Gibran

Njeriu nuk qan për dashurinë e atij që e ka tradhtuar, por ligështohet që nuk ka merituar besimin./Cesare Pavese

Ki besim në dashuri edhe kur të bën të vuash. Mos e mbyll kurrë zemrën tënde./ Tagore