Jeta dhe vepra e Mahatma Ghandit është kthyer në mit. Popullariteti i tij gjithashtu është një fenomen mbarëbotëror. Ghandi është përmendur shpesh si Mahatma ose “Great Soul” (shpirtmadh), një nderim i aplikuar së pari atij nga Rabindranath Tagore. Në Indi ai është quajtur edhe Bapu ose “Ati” dhe zyrtarisht i nderuar në Indi si Ati i kombit.
Janë thëniet e tij të pavdekshme që na mësojnë të mos nënshtrohemi, të jetojmë plotësisht, të dashurojmë dhe mos t’i bëjmë keq askujt…
ObserverKult ua sjell disa thënie nga Mahatma Ghandi:
Jam kundër dhunës, pasi, edhe nëse në dukje bën mirë, e mira është e përkohshme, ndërsa e keqja që bën është e përhershme.
Njeriu është një nxënës dhe dhimbja është mësuesi i tij.
E vërteta nuk i dëmton kurrë çështjet e drejta.
Të dobëtit nuk mund të falin kurrë. Falja është virtyt i të fortëve.
Zbulo kush je dhe mos ki frikë të jesh.
Janë veprat që vlejnë. Mendimet tona, sado të mira të jenë, janë margaritarë të rremë, derisa të shndërrohen në vepra.
Nuk njoh mëkat më të madh sesa të shtypësh të pafajshëm në emër të Zotit.
Bukuria e vërtetë është zemra e pastër.
Ji ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë.
Nuk ia vlen të kemi lirinë nëse kjo nuk përfshin edhe lirinë për të gabuar.
Prirja e njeriut për të gënjyer veten është shumë herë më e madhe se aftësia për të gënjyer të tjerët.
Nëse mendon se e gjithë bota është gabim, kujtohu se ajo përmban qenie njerëzore si ty.
Nuk do t’i lejoj askujt që të ecë në mendjen time me këmbë të palara.
Çastet e bukura nuk i ndien kur i jeton por kur i përkujton me mall.
Ku ka frikë, nuk ka besim.
Në fund të shekullit XIX, Britania e Madhe konsolidoi perandorinë e saj koloniale në Indi, më e madhja dhe më e rëndësishmja e kolonive evropiane në Azi. Në po ato vite, mendimi revolucionar i Ghandit, Mahatma, bëri rrugën e vet ashtu siç u mbiquajt nga ndjekësit e tij në të gjithë botën. Përmes formave të reja të luftës, Ghandi ishte në gjendje të udhëzonte popullin indian për të arritur pavarësinë në 1947.
Në luftën kundër imperializmit, Mahatma arriti të mbledhë mijëra shpirtra që e përbënin shoqërinë indiane nën një qiell të vetëm, në emër të rrënjëve të lashta të përbashkëta shpirtërore indiane.
Jeta e Ghandit qe një dhuratë për njerëzimin, që s’do të harrohet kurrë. Ai na ndriçon të kultivojmë dashurinë midis njerëzve dhe na tregon se vetëm dashuria mund ta kundërshtojë urrejtjen: përgjigjja me urrejtje ndaj urrejtjes nuk bën gjë tjetër veçse e lartëson të keqen.
E përgatiti: V. K.- ObserverKult
——————
Lexo edhe: