Ghandi: A ke zemër të pastër? Kjo është bukuria e vërtetë!

Mahatma Ghandi ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indisë gjatë “lëvizjes indiane për pavarësi”.

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Mahatma Ghandi:

Jam kundër dhunës, pasi, edhe nëse në dukje bën mirë, e mira është e përkohshme, ndërsa e keqja që bën është e përhershme.

Njeriu është një nxënës dhe dhimbja është mësuesi i tij.

E vërteta nuk i dëmton kurrë çështjet e drejta.

Të dobëtit nuk mund të falin kurrë. Falja është virtyt i të fortëve.

Zbulo kush je dhe mos ki frikë të jesh.

Janë veprat që vlejnë. Mendimet tona, sado të mira të jenë, janë margaritarë të rremë, derisa të shndërrohen në vepra.

Nuk njoh mëkat më të madh sesa të shtypësh të pafajshëm në emër të Zotit.

Bukuria e vërtetë është zemra e pastër.

Ji ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë.

Nuk ia vlen të kemi lirinë nëse kjo nuk përfshin edhe lirinë për të gabuar.

Prirja e njeriut për të gënjyer veten është shumë herë më e madhe se aftësia për të gënjyer të tjerët.

Nëse mendon se e gjithë bota është gabim, kujtohu se ajo përmban qenie njerëzore si ty.

Nuk do t’i lejoj askujt që të ecë në mendjen time me këmbë të palara.

Çastet e bukura nuk i ndien kur i jeton por kur i përkujton me mall.

Ku ka frikë, nuk ka besim.

Mahatma Ghandi

LEXO EDHE: Prust: Ne jemi shëruar nga vuajtja vetëm duke e përjetuar atë të plotë…

Nuk ka asnjë njeri, sado i mençur, i cili në një periudhë të rinisë së tij nuk ka thënë gjëra, ose nuk ka përjetuar disi vetëdijen nga e cila është kaq i pakënaqur në jetën e mëvonshme, sa po të mundte, do ta shuante nga kujtesa.

Tre të katërtat e sëmundjeve të njerëzve inteligjentë vijnë nga inteligjenca e tyre. Ata kanë nevojë për së paku një mjek që mund ta kuptojë këtë sëmundje.

Koha kalon dhe pak nga pak gjithçka që ne kemi thënë gënjeshtër bëhet e vërtetë.

Lumturia nuk i shërben asnjë qëllimi tjetër përveçse ta bëjë palumturinë të mundshme.

Nëse pak ëndërrim është i rrezikshëm, shërimi për atë nuk është që të ëndërrojmë më pak, por të ëndërrojmë më shumë, të ëndërrojmë gjatë gjithë kohës.

Në një ndarje ai i cili nuk është me të vërtetë në dashuri, thotë gjërat më të çiltëra.

Për më shumë thënie nga Prust klikoni KËTU