Giacomo Leopardi: E pafundmja

Tana herat, e dashtun m’asht kjo kodrinë vetmitare
e kjo gardhisht ku pafundja e qiells,
prej tyne, synit m’nalet.

Por, ndejun e tue sodit, t’paanën hapsin përtej tyne,
e heshi t’pa njohuna robit,
e n’qetin e fellë
ndër mend t’mia fluturoj
e zemra tutet e n’gryk po do me ardh

E qysh erën ndie tue fëshfrit mes gjethesh,
bash njashtu, kjo e pa’anë heshti,
m’bahet se i përget
e ndër mend m’bjen e pafundmja,
varg tana stint e dekuna,
e jetë m’bahet tingulli saj

E kshtu pra, midis
gjithsie mendimi,
n’përdallg, i amël m’bahet
Detit t’u u përfund.

E përktheu: Leon Mirakaj

ObserverKult


Lexo edhe:

T’DUE, E NDËR MEND ASGJA TJETËR S’KAM VEÇ TEJE