Gianni Rodari: Viti i ri

rodari

“-Ma lexo fatin, fatthënësi im,
ti që fatin e lexon pa ngurrim
viti i ri si do të jetë vallë?
I mirë, i keq, a mesatar?”

“-Librat e trashë na dëftojnë
që prapë katër stinë do t’kalojnë
dymbëdhjetë muaj, turravrap,
me karnavale e pushime prapë

dhe pas të hënës, sa t’ndërrohet nata
sigurisht do të vijë e marta.

Tash për tash, tjetër s’di ç’të them
për fatin e vitit që po na vjen:
por një gjë për vitet ta dish,
njeriu i ndreq, njeriu i prish.”

Përktheu: Orjela Stafasani

ObserverKult


Lexo edhe:


REKOMANDIME LEXIMI NGA ORJELA STAFASANI