Gibran: Je një vajzë e re, viktimë e pasanikut që të mashtroi dhe bleu trupin tënd?

Khalil Gibran: MARTIRË TË LIGJIT TË NJERIUT

Vallë je lindur në djepin e dhimbjes dhe je rritur në prehrin e fatkeqësisë e në shtëpinë e tiranisë? Po ha një kothere buke, gur të fortë, të njomur thjesht me lotët e tu?
Je një ushtar që ligji i rëndë i njeriut të detyron të braktisësh bashkëshorten e fëmijët dhe të hidhesh në fushën e betejës për të mbrojtur Babëzinë që qeveritarët e tu, duke gënjyer, e quajnë Detyrë?

Je një poet i kënaqur me thërrimet e jetës, i lumtur me pergamenën dhe bojën e vet, i cili jeton si i huaj në vendin e vet, i panjohur nga njerëzit e tij?
Je një i burgosur i prangosur në një qeli të errët për ndonjë shkelje të parëndësishme dhe i dënuar nga ata që përpiqen ta ribëjnë njeriun duke e shkatërruar?

Je një vashë e re, të cilës Zoti i ka falur dhuntinë e bukurisë, por je viktimë e abuzimit të pasanikut që të mashtroi dhe bleu trupin tënd, por jo zemrën tënde, dhe të braktisi në mjerim e fatkeqësi?

Nëse je ndonjëri prej këtyre, atëherë je martir i ligjit të njeriut. Je një fatkeq dhe fatkeqësia jote është fryt i ligësisë së të fortit dhe i padrejtësisë së tiranit, i dhunës së pasanikut dhe egoizmit të të shthururit e të lakmitarit.

Kurajë, të dashurit e mi të vuajtur, sepse pas kësaj bote materiale është një Fuqi e Madhe, një Fuqi, e cila është krejt drejtësi, mëshirë, dhembshuri dhe dashuri!
Ju jeni si një lule që rritet në hije; flladi i lehtë i merr dhe i çon bërthamat tuaja te drita e diellit, ku do të jetoni sërish në bukuri.

Jeni si pema e zhveshur që përkulet nën borën e dimrit. Do të vijë Pranvera dhe do t’ju mbulojë me blerimin e gjallërishëm të teshave të saj! Dhe e Vërteta do ta grisë velin e lotëve që mbulon flladin tonë! Unë po ju marr brenda vetes, o vëllezër të pikëlluar, unë ju dua dhe i përbuz shtypësit tuaj!

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult


gruaja ime dashuria nga khalil gibran

Lexo edhe:

GIBRAN: MOS QËNDRO ME GJYSMË TË DASHURUAR, AS ME GJYSMA MIQ… MOS JETO GJYSMË JETE!

Mos qëndro me gjysmë të dashuruar, as me gjysma miq, mos lexo nga gjysmë të talentuarit, mos jeto gjysmë jete, mos vdis gjysmë vdekje, mos prano gjysmë zgjidhje, mos qëndro në gjysmën e të vërtetës, mos ëndërro gjysmë ëndrre dhe mos shpreso gjysmë shprese …

Nga Khalil Gibran

Nëse zgjedh heshtjen, atëherë hesht gjer në fund, nëse zgjedh të flasësh, fol gjer në fund. Mos hesht që të flasësh dhe mos fol që të heshtësh. Nëse je i kënaqur shprehe, mos u shtir gjysmë i kënaqur, shprehe refuzimin tënd … sepse gjysmë refuzimi është pranim.

Gjysma është jetë e pajetuar, është fjalë e pathënë, është buzëqeshje e vonuar, është dashuri e paarritur, është miqësi e panjohur, gjysma i shndërron njerëzit më të afërt në të huaj…
Gjysma është të mbërrish dhe mos mbërrish, të punosh dhe mos të punosh, të prezantosh dhe të mungosh.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult