Dhe Zoti më bëri femër,
me flokë të gjatë,
me sy,
hundë dhe gojë prej femre.
Me lakore
e palëza
dhe ultësira të buta,
më latoi nga brenda
e më bëri një punishte qeniesh njerëzore.
Endi ëmbëlsisht nervat e mia
balancoi me kujdes
numrin e hormoneve të mia.
Krijoi gjakun tim
dhe brenda ma shtiu
që me të të ujit
gjithë trupin tim;
pastaj lindën mendimet,
ëndrrat,
instinktet.
Gjithçka e krijoi butë-butë
me goditje fryme
me shpime dashurie,
një mijë e një gjëra që më bëjnë grua çdo ditë
dhe për të cilat ngrihem krenare
çdo mëngjes
dhe bekoj gjininë time.
E solli në shqip nga spanjishtja: Bajram Karabolli
LEXO EDHE: RITA PETRO: FALEMINDERIT QË MË BËRE GRUA, O ZOT! (VIDEO)