Gioconda Belli: Është e gjatë mbrëmja…


Tri poezi të Gioconda Belli të përkthyera nga Bajram Karabolli

Është e gjatë mbrëmja

Është e gjatë mbrëmja
si udha e përdredhur deri te shtëpia jote
nga po kthehem duke zvarritur këmbët
e vetmuar deri te shtëpia ime
që të fle me aromën tënde ngallmuar në lëkurën time,
që të fle me hijen tënde.
Është e gjatë mbrëmja
dhe dashuria e rrumbullt si këmbëza e një pistolete
më qarkon përballë, anash, në profil.
Ëndrra rëndon mbi supet e mi
dhe më afron përsëri tek ti
ndiej harkimin e krahut tënd
dhe frymëmarrjen tënde
në një vazhdim të pareshtur të betejës
që nisim midis çarçafëve dhe nënkresave
dhe që mbush me gaz
dhe energji lodhjen tonë.

Natën

Natën aq i vetmuar
dukesh si një luftëtar lakuriq
që hidhet mbi shkëmbinj me hije.
Unë nga pozicioni i vrojtimit
poshtë në rrafshinë
të shikoj si vringëllin armët
dhe dhunshëm fundose tek unë.
Unë hapja sytë
dhe prapë më ngjaje si farkëtar
që kudhrën plot xixa rreh
derisa seksi im si shegë shpërthen
dhe të dy vdesim midis varrezave të hënës.

Endje ëndrre

Nuk të kam parë ditën
veçse përmes mungesës tënde
mungesës tënde mufkë që hapin tim të shqetësuar rrethon,
frymëmarrjen time prej gruaje të vetmuar.
Ka ditë që mendoj
se janë bërë për të vdekur
ose për të qarë,
ditë plot fantazma dhe jehona
përmes së cilave e trembur kaloj,
më duket se e kaluara derën do të hapë
dhe që e sotmja dje do të jetë,
duart dhe sytë e tu, të qenët e tu me mua,
ajo që bën aq pak ishte aq e vërtetë
dhe tani ke të njëjtën
endje ëndrre.

ObserverKult


Lexo edhe:

KUSH DO TË NA E MBROJË SHQIPEN NGA KËTA “MODERN” BARBARË?!, NGA BAJRAM KARABOLLI

Nga Bajram Karabolli

Të vrasësh gjuhën e nënës është një ndër krimet më të shëmtuara, më të neveritshme. Dhe e keqja është se tek ne nuk ka ligj për t’i ndëshkuar këta derdimenë që masakrojnë dhe e marrin nëpër këmbë gjuhën tonë të bukur. Ata vrasin fjalën shqip dhe në vend të saj vënë një fjalë të huaj. Dhe janë pikërisht ata që pushtojnë ekranet dhe mediat tona. Janë gazetarët dhe politikanët.

Duke ndjekur emisionin Opinion, drejtuar nga njëri prej gazetarëve “më të shquar”, dëgjon që ai të përsëritë shumë herë fjalën “trend”, në vend të fjalës shqipe prirje. Dhe, që e keqja të shkojë deri në fund, këtë fjalë të huaj, “trend”, si të qenkësh një mall i florinjtë, e përdorin edhe dy-tre të ftuar, midis tyre një zonjë me mbiemrin Luarasi… O Zot, mban mbiemrin e të madhit Petro Nini, e atij që njëqind e ca vjet më parë u tha antishqiptarëve:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult