Andrea G. Pinketts: Është bukur të lexosh njerëzit

Bukur është të lexosh njerëzit.
Ata që janë të njëjtë, rreken të ngjajnë të ndryshëm,
të ndryshmit plasin të ngjajnë si të tjerët.
Vetëm të lirët nuk duan t’ia dinë,
çdo rrudhë e bëjnë një varg,
çdo ngërdheshje një epigramë,
çdo gogësimë, një aforizëm.
Njerëzit janë si biblioteka të hapura për të gjithë.
Dhe nuk e dinë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj