Giuseppe Ungaretti: Për tim bir të vdekur

Poezi nga Ungaretti

Asnjë nënë s’ka vuajtur kështu si unë.”

Kur fytyra e tij gati i përhumbej
Bebëzat i kishte ende flakëruar…
Prej jastëkut fluturonin jashtë dritares
Dhe dhoma mbushej plot me harabela
Prej thërrmijave që babai i u hidhte
Për të gëzuar fëmijën e vet.

Tani e tutje veç në ëndrra do mund t’i puth
Ato duar  besnike…
Bisedoj…punoj…Sapo kam ndërruar veshjen.
Kam frikë. Pi duhan…
Si mund të duroj kaq shumë natë?

Asnjë rrëqethjes’ më sjell më vera,
As pranvera, as përtëritja e saj.
Mund të perëndosh dhe ti vjeshtë
Me lavditë e tua të çmendura;
E ndjellë prej dëshirave. Lërja vendin dimrit
Të shtrihet mbi stinët sa  gjatë  gjerë.

Ku është?  Ku gjendet  zëri i tij?!
Duke vrapuar kumbonte nëpër dhoma…
Dhe fluturake i bënte brengat e një burri të lodhur.
Toka që e ka gëlltitur e mbron
Nga një e shkuar përrallore.

Të dua! Të dua! Vazhdojnë në përjetësi
Krismat e një gjëmimi.

Përktheu: Sulejman Mato

ObserverKult


Lexo edhe:


ORHAN PAMUK: ÇFARË NDODH ME NE KUR BIEM NË DASHURI?