A e dini cilat janë gjashtë ligjet e Leonardo da Vinçit?

Ndoshta asnjë vizatim tjetër nuk përmbledh më mirë idealin e Da Vinçit për rendin matematikor, sa Njeriu Vitruvian, që i përket vitit 1490: pamja e një njeriu me krahë dhe këmbë të shtrira, kërthiza e të cilit mbivendoset në qendrën e një rrethi.

Vizatimi demonstron qartë parimet mbi të cilat ai ngriti veprën e tij si shkencëtar…

  1. Mos bërtit – mendo!

“Kur njerëzit nuk kanë argumenta, ata kanë tendencën që të ngrisin gjithnjë e më shumë zërin. Sa herë që e bërtitura është reagimi gjatë një debati, atëherë nuk mund të ketë shkencë të vërtetë”.

2. Njerëzimi është bota

“Njeriu është modeli final i botës. Përmasat gjenden jo vetëm në numra dhe dimensione, por edhe tek toni, pesha, koha dhe vendi, ashtu sikurse ekzistojnë në çdo forcë tjetër që ekziston”.

3. Dobia

“Kur shkruani për idetë tuaja: në fillim shpjegoni dobitë e kësaj sipërmarrjeje, me qëllim që dija e tyre të mos jetë pa vlerë”.

4. Admirimi i natyrës

“Eja dhe vëzhgo mrekullitë e natyrës, që i zbulon vetëm kur e vështron Atë. Nuk ka asgjë në natyrë që nuk buron prej shkencës.

5. Matematika

“Cilido që injoron urtësinë e lartë të matematikës, e ushqen veten me iluzion. Asnjë investigim njerëzor nuk mund të quhet shkencë e vërtetë, nëse nuk mund të demonstrohet matematikisht”.

6. Origjina e fenomeneve natyrore

“Çdo gjë në kozmos përhapet me valë. Çdo proces në natyrë ndodh në kohën më të shkurtër të mundshme. Dhe lëvizja është origjina e gjithë jetës”.

ObserverKult

Lexo edhe:

Shkencëtarët identifikojnë përbërësin “sekret” në pikturat e Leonardo da Vinçit