ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit gjerman, Johann Wolfgang von Goethe:
Tregohu i njerëzishëm dhe përdor fjalë të mira, sidomos për ata që nuk janë të pranishëm.
Të jesh brilant nuk ka asnjë vlerë, nëse ti nuk respekton asgjë.
Karakter, në gjërat e vogla apo të mëdha, do të thotë të marrësh përsipër ato gjëra që ti ndjehesh i zoti t’i bësh.
Gjëja më e mirë që mund të bëjë një burrë për fëmijët e tij është të dojë nënën e tyre.
Mos iu nënshtro shumë ndjenjave. Një zemër tepër e ndjeshme është një pasuri e palumtur në këtë tokë të lëkundur.
Është më i lumturi, mbret apo bujk qoftë, ai që gjen paqe në shtëpinë e vet.
Nëse dëshiron t’ia njohësh mendjen një njeriu, atëherë dëgjoja fjalët.
Më mirë të mashtrohesh nga miqtë se t’i mashtrosh ata.
Njeriut të zgjuar i duket çdo gjë qesharake, njeriut të ndjeshëm i duket çdo gjë e rëndë.
ObserverKult
Lexo edhe:
THËNIE NGA HYGO: KUR NJË GRUA ËSHTË DUKE JU FOLUR, DËGJOJENI ATË QË THOTË ME SYTË E SAJ…