Thënie nga Hygo: Kur një grua është duke ju folur, dëgjojeni atë që thotë me sytë e saj…

falim aq sa dashurojme hygo

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Viktor Hygo

Të gjitha forcat në këtë botë, nuk janë aq të fuqishme sa një ide së cilës i ka ardhur koha.

Vetëm përmes vuajtjes, qeniet njerëzore bëhen engjëj.

Ju më pyesni çfarë më detyron të flas? Një gjë e çuditshme: ndërgjegjja ime.

E ardhmja ka disa emra. Për të dobëtin, është e pamundur; për zemërlëshuarit, është e panjohur; por për trimat është ideali.

Nuk është e lehtë të qëndrosh i heshtur, kur vetë heshtja është një gënjeshtër.

Kur një grua është duke ju folur, dëgjojeni atë që thotë me sytë e saj.

Simptoma e parë e dashurisë tek një djalë i ri është druajtja; tek një vajzë guximi.

Të duash një person tjetër, do të thotë të shohësh fytyrën e Zotit.

Njerëzve nuk u mungon forca por vullneti.

OberverKult

LEXO EDHE: Kam vendosur të merrem me dashurinë… urrejtja është peshë e rëndë për t’u mbajtur