Këpucët e gjetura në shekullin e 19-të në një shpellë në Andaluzi, rajonin autonom në jug të Spanjës, si rezultat i ekzaminimeve të kryera mendohet të jenë “këpucët më të vjetra në Evropë”, transmeton Anadolu.
Sipas BBC-së, bëhet e ditur se është bërë një hulumtim i ri lidhur me historinë e sendeve që janë gjetur në shpellën “Cueva de los Murcielagos” që u zbulua nga minatorët në shekullin e 19-të në Andaluzi.
Në këtë hulumtim thuhet se këpucët e gjetura në shpellë dhe të bëra nga barishtet, janë rreth 6.000 vjet të vjetra dhe se ato janë “këpucët më të vjetra në Evropë”.
Ekzaminimet paraqitën se forma e 76 sendeve të gjetura në shpellë ishte ruajtur “në mënyrë të jashtëzakonshme” falë normës së ulët të lagështirës dhe motit të ftohtë dhe se disa prej këtyre sendeve janë rreth 9.000 vjet të vjetra.
Maria Herrero Otal, një nga hulumtueset, tha se “Këto janë bërë nga fibrat bimore dhe janë objektet e ruajtura më së miri dhe më të vjetrat që njihen deri më tani në Evropën Jugore”.
ObserverKult
Lexo edhe:
DËMTOHET “SHPELLA E TRENIT”, MONUMENTI I KATEGORISË SË PARË KTHEHET NË VENDSTREHIM PËR BAGËTITË
Shpella e Trenit monument kulture i kategorisë së parë vitet e fundit është dëmtuar rëndë. Përveç banorëve të zonës që fusin blegtorinë brenda ambienteve të kësaj shpelle, dëmtimi ka ardhur sidomos nga persona të tjerë të cilët kanë dëmtuar pjesën murale të shpellës.
Problemin e konfirmon edhe drejtori i zonave te mbrojtura, Gjergji Koki.
“Shpella e Trenit prej vitesh ka qenë në shënjestër të grupeve të tilla, por edhe banorët kanë ndikuar në këtë dëmtim. Ky është një vend që është shtëpia e 26 specieve”
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
SUETON ZHUGRI: DËGJOMË, MË DHEMB SHPIRTI PA TY!
Poezi nga Sueton Zhugri
Si ta them sa më thjeshtë,
dëgjomë
më dhemb shpirti pa ty,
më dhemb…
Lëngon çdo pore
çdo qelizë,
ose më mirë
ndjej mungesën e lëngesës brenda tyre.
Në trup,
në tru…
edhe në ferr,
do më dhembë shpirti pa ty…
Jam me një tjetër por s’është e njëjta gjë,
këtu është si në llaç,
pas pak ngrin,
të dal sa më shpejt
ose do rrjedhin të bardhat mureve.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult