Një grabitje arti prej një dekade ka marrë fund, pasi policia belge gjeti pikturat e vjedhura të Chagallit dhe Picassos në një bodrum në qytetin e Antwerp.
Piktura, “L’homme en prière” e Marc Chagall (“Njeriu në lutje” – 1970) dhe “Tête” e Pablo Picasso (“Koka” – 1971), u vodhën nga një koleksionist arti në Tel Aviv, Izrael, në shkurt 2010.Vlera e tyre e përbashkët është rreth 826 mijë euro. Në momentin e vjedhjes janë vjedhur edhe bizhuteri në vlerë prej 624 mijë euro, por janë gjetur vetëm pikturat.
Policia gjyqësore federale e Belgjikës, e cila kishte nisur një hetim kur u informua se një shtetas belg po përpiqej të shiste pikturat, tha se veprat e artit janë të padëmtuara dhe ende në kornizat e tyre origjinale.
Prokurori vendas tha se i dyshuari kryesor, i përshkruar si një tregtar 68-vjeçar izraelit i orëve luksoze, është arrestuar. /Euronews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
VITTORIO SGARBI, HETOHET PËR VJEDHJEN E NJË VEPRE ARTI
Kritiku i artit, Vittorio Sgarbi, është nën hetim për vjedhje të pasurisë kulturore. Lajmin e bëri të ditur fillimisht “Il Fatto Quotidiano”, sipas të cilës hetimi lidhet me një pikturë që i atribuohet Rutilio Manetti-t, e vjedhur nga Kështjella e Buriasco-s në 2013, e cila është rishfaqur në Lucca në vitin 2021 si “e pazbuluar më parë” dhe në pronësi të Vittorio Sgarbit.
Vetë Sgarbi ka hedhur poshtë çdo pretendim:
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ILIR SHAQIRI: U NDA NGA JETA GJENERAL POETI ADEM GASHI! LAMTUMIRË, MIK I SHTRENJTË!
Në moshën 70 vjeçare është ndarë sot nga jeta shkrimtari Adem Gashi, duke lënë të pikëlluar miqtë, dashamirët, lexuesit dhe gjithë ata që e kanë njohur.
Lajmi për vdekjen e shkrimtarit Adem Gashi ishte i trishtueshëm për këngëtarin e njohur Ilir Shaqiri i cili për disa vite me radhë bashkëpunoi me të.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult