Gjendet i vdekur në apartamentin e tij këngëtari i njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, Patrick Juvet. Ai është ndër emrat më të famshëm të muzikës evropiane dhe ndërkombëtare, që u bë shumë popullor me këngë si ‘i Love America’ dhe ‘Lady Nicht’, në vitet ’80-të.

Këngëtari me origjinë zvicerane është gjetur pa jetë në apartamentin e tij në Barcelonë, ku jetonte. Do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së tij. Që për momentin mbeten të panjohura.

Në pjesën më të madhe të karrierës së tij ai këndoi në frëngjisht. Por këngët e tij në anglisht si “Got a Feeling” dhe “I Love America” kompozime të Jacques Morali dhe Henri Belolo, që bënin edhe këngë për grupe si ‘Village People’ dhe ‘le Ritchie Family’, u bënë shpejt hite muzikore. Duke hyrë në klasifikime, në diskoteka dhe në programet televizive në të gjithë Evropën.

I lindur në Montreux në 21 gusht të 1950 ai kishte studiuar piano në konservatorin e Losanos në Zvicër. Dhe shumë i ri ishte transferuar në Paris ku kishte nisur karrierën e tij si këngëtar.

Ikonë e biseksualitetit, një fakt që e pranoi publikisht në 2005 në biografinë e tij, Ai punoi për shumë vite edhe si model në Gjermani dhe në 1973 përfaqësoi Zvicrën në Eurovision Song Contest, me këngën “Je Vais Me Marier, Marie”.

Suksesi i tij u venit mjaft shpejt dhe mes viteve 90-të dhe përpara viteve 2000. Patrick luftoi gjatë me varësinë ndaj alkoolit dhe me depresionin. Performancat e tij të fundit i përkasin viteve 2000./BalkanWeb

LEXO EDHE: Vdiq shkrimtari i njohur amerikan, Larry McMurtry

foto galeri