Gjendet në Belgjikë statuja romake, e kishin vjedhur 10 vjet më parë në Itali

Dy oficerë italianë kanë gjetur një statujë të vjedhur romake në një dyqan antik belg, pothuajse një dekadë pas plaçkitjes nga një vend arkeologjik, sipas autoriteteve.

Statuja prej mermeri pa kokë e një “Togatus” nga shekulli i parë pasa Krishtit u vodh 10 vjet më parë nga një hajdut i paidentifikuar në sitin arkeologjik romak Villa Marini Dettina Park.

Statuja, me vlerë rreth 100,000 euro u sekuestrua dhe u kthye në Itali, thanë autoritetet, transmeton ‘eo’.

Një hetim i bërë me bashkëpunimin e autoriteteve belge zbuloi trafikimin e paligjshëm të objekteve kulturore të drejtuara nga një biznesmen italian i cili përdori një pseudonim spanjoll dhe është referuar në Prokurorinë e Romës për marrjen e statujës së vjedhur dhe eksportimin e saj, thanë autoritetet.

LEXO EDHE: Statuja e Greta Thunberg në universitet shkakton zemërim te britanikët