Gjendet vendi i varrimit të Platonit në Athinë

Gjendet vendi i varrimit të Platonit, filozofit të madh të Greqisë Antike. Është e dokumentuar edhe në papiruset e gjetura në Ercolano, qytezë që u shkrumbua në vitin 79 të e.s nga Vesuvi së bashku me Pompein.

Ndodhej në kopshtin e rezervuar për të në Akademinë e Athinës, pranë Museion ose ndryshe i njohur me Tempulli i Muzave.

Zbulimi është i përmbyllur në një mijë fjalë në Papirusin e Historisë së Akademisë së Filodemit të Gadarës, ku janë gjetur 10 fragmente të reja.

Në tekst shkruhet se Platoni u shit si skllav në 404 p.e.s kur spartanët pushtuan ishullin e Egina, menjëherë pas vdekjes së Sokratit rreth vitit 399 p.e.s.

Deri më sot mendohej se a është shitur si skllav në vitin 387 gjatë qëndrimit në Sicili, ku qe i ftuar i Dinoisit të Siracusës.

Në tekst flitet për natën e fundit të tij, por edhe për rrethanat të tjera të reja e të panjohura mbi Orakullin e Delfi.

Platoni së bashku me Sokratin dhe Aristotelin, kanë qenë ndër mendjet më të ndritura të njerëzimit dhe themeluan bazat e mendimit filozofik perëndimor./ gazetatema

ObserverKult


platoni

Lexo edhe:

PLATONI: VETËM ATA QË DASHUROJNË JANË TË GATSHËM TË VDESIN PËR TË TJERËT…

Platoni lindi rreth vitit 427 p.e.s dhe vdiq në vitin 347 p.e.s. Ishte i biri i Aristonit dhe Periktionisës, kishte dy vëllezër, Glaykonin dhe Adeimanton. Emri i tij i vërtetë ishte Aristokles. Por më vonë e quajtën Platoni. Kjo sepse kishte “gjoks dhe ballë të gjerë”.  

Aristoteli na tregon se dikur gjatë rinisë, Platoni erdhi në kontakt me doktrinat e Kratilus, një nxënës i Heraklitit.

Ai së bashku me mendimtarë të tjerë para-Sokratik. Bëhet fjalë për Pitagoran dhe Parmenidi. Ata i dhanë themelet metafizike dhe epistimologjike kërkimore.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


platoni

JA ÇKA MENDONTE PLATONI PËR DASHURINË…

Aristoteli na tregon se dikur gjatë rinisë, Platoni erdhi në kontakt me doktrinat e Kratilus, një nxënës i Heraklitit, i cili së bashku me mendimtarë të tjerë para-Sokratik si Pitagora dhe Parmenidi, i dhanë themelet metafizike dhe epistimologjike kërkimore. Por kur u takua me Sokratin filloi të thellonte më tej njohuritë drejt temës filozofike të virtytit.

ObserverKult ua sjell disa thënie të Platonit:

Jeta, në një farë kuptimi, është një pelegrinazh.

Dashuria është një sëmundje e rëndë mendore.

Shpirti i njeriut është i pavdekshëm dhe i pashkatërrueshëm.

Në brendësinë time s’më bind askush, përveç arsyes.

Asgjë sa dashuria nuk mund t’i japë njeriut ato parime që i duhen për të jetuar një jetë të ndershme.

Thëniet e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult