“Gjërat që mund të kishin qenë”, poezi nga Jorge Luis Borges

borges

Nga Jorge Luis Borges

Mendoj për gjërat që nuk ishin por mund të kishin qenë.
Traktati mbi mitet saksone që Bede nuk e shkroi kurrë.
Puna e pakonceptueshme që mund t’i ketë feksur Dantes
sapo korrektoi vargun e fundit të Komedisë.
Historia pa mbasditet e kryqit dhe bimës helmuese kukuta.
Historia pa fytyrën e Helenës.
Njeriu pa sytë që na dha hënën.
Fitorja e Jugut në tre ditët e betejës së Gettysburg
Dashuria që kurrë nuk e gjetëm.
Perandoria e gjerë që vikingët zgjodhën të mos e krijonin.
Bota pa rrotën ose trëndafilin.
Pikëpamja që Xhon Don kishte për Shekspirin.
Briri tjetër i njëbrirëshit.
Zogu i pemës irlandeze që ndriçon në dy pemë njëkohësisht
Fëmija që kurrë nuk e pata.

Përktheu: Kujtim Morina

ObserverKult


Lexo edhe:

REKOMANDIME LEXIMI NGA KUJTIM MORINA