Gjergj Jozef Kola: Inercia e dashunisë

dashunia jonë poezi nga gjergj jozef kola

Ti që ke ardhë gjithmonë me m’taku
Në stacionin e pritjes së përmallshme
Nuk vjen ma
E unë tash dal e të pres
Për ty e për mu
Si nji tren që vazhdon me rrëshqitë
Në inercinë e përjetshme të dashunisë.